Tech

NASA mbyll misionin 30-vjeçar në hapësirë

NASA dhe aleati i saj japonez, JAXA, përfunduan misionin 30-vjeçar në hapësirë, pas dështimit të regjistruesit së të dhënave të anijes kozmike.

NASA njoftoi ditë më parë se që nga nisja e tij më 24 korrik 1992, sateliti Geotail u rrotullua rreth Tokës, duke mbledhur të dhëna të shumta mbi strukturën dhe dinamikën e magnetosferës dhe të flluskës magnetike.

“Geotail ka qenë një satelit shumë produktiv dhe ishte misioni i parë i përbashkët NASA-JAXA. Misioni dha një kontribut të rëndësishëm për të kuptuarit tonë se si era diellore ndërvepron me fushën magnetike të Tokës, për të prodhuar stuhi magnetike”, deklaroi Don Fairfield, shkencëtar i hapësirës në Qendrën e Fluturimeve të NASA-s.

Sipas shkencëtarëve amerikanë, Geotail bashkëpunoi me shumë misione të tjera hapësinore.