Tech

Musku rikthen llogaritë e pezulluara të gazetarëve në Twitter

Elon Musk ka hequr pezullimin e llogarive në Twitter të disa gazetarëve që i kishte ndaluar një ditë më parë, pasi sondazhi i dytë që ai bëri për këtë temë shkoi kundër rezultatit të tij të preferuar.

Të enjten, Musk pezulloi një grup gazetarësh të teknologjisë nga faqja e internetit, duke përfshirë Ryan Mac nga “New York Times”, Dreë Harwell nga “Washington Post” dhe Donie O'Sullivan të CNN-it, për atë që ai tha se ishin shkelje të rregullit të ri të kompanisë për zbulimin e vendndodhjes së njerëzve.

Pasi një sondazh fillestar mbështeti një ndryshim të menjëhershëm të ndalimeve të enjten, Musk tha se kishte shumë opsione dhe zhvilloi një tjetër sondazh për 24 orë me vetëm dy opsione: të mbahej ndalimi në fuqi për shtatë ditë, ose të hiqet menjëherë ndalimi. Pas afër 3.7 milionë votave, përdoruesit votuan për heqjen e ndalimit.

Në një postim në Twitter pak më vonë, Musk tha se do të hiqte ndalimet dhe disa nga ata përdorues u kthyen në platformë.

Kombet e Bashkuara (OKB) dhe BE-ja e kanë dënuar të premten vendimin e Twitterit për të pezulluar gazetarët që mbulojnë lajmet rreth platformës sociale.

OKB-ja shkroi në Twitter se liria e medias "nuk është një lodër" ndërsa BE-ja e ka kërcënuar Twitter-in me sanksione.