Amazoni po përgatitet të shkurtojë mijëra vende pune për shkak të uljes së shitjeve dhe rënies ekonomike, raportoi BBC-ja të martën.
Ulja e vendeve të punës mund të prekë përafërsisht 3 për qind të stafit ose 10 mijë punonjës, kryesisht të stafit në tregtinë elektronike.
Tash e sa kohë, Amazoni kishte “ngrirë” procesin e punësimeve të reja dhe zgjerimin e shitjeve, duke bërë të ditur se ka punësuar më shumë gjatë pandemisë.
Kompania amerikane e shitjeve ka vendosur t'i mbyllë disa pjesë të biznesit, duke anuluar projekte si robotë personal të shpërndarjes.
Javën e kaluar, Amazoni theksoi se ulja e shpenzimeve do të jetë fokus në rishikimin vjetor.
Ditë më parë është raportuar se kompania Meta ka larguar nga puna 11 mijë punëtorë.