Në muajt në vijim telefonat Android me procesorin Snapdragon 8 Gen 1 dhe Snapdragon 888 do të matin vendndodhjen me një marzh gabimi prej vetëm 1 metër, shkruan "Bloomberg" të mërkurën.
Zhvilluesit e aplikacioneve dhe ofruesit e shërbimeve do të mund të ofrojnë një vendndodhje më të saktë falë përdorimit të platformë Trimble RTX GNSS nga Qualcomm.
Trimble pretendon se Qualcomm do të përmirësojë saktësinë e vendndodhjes me pesë herë krahasuar me fuqinë e lokalizimit aktualisht.
Teknologjia do të jetë e disponueshme në gjysmën e dytë të vitit 2022 dhe për sistemet e navigimit të veturave do të jetë i mundur navigimi edhe me korsi lëvizjeje.
Nuk është e qartë se çfarë telefonësh ekzistuese do të kenë teknologjinë e re. Por të dhëna më të sakta të vendndodhjes ngrijnë shqetësime në lidhje me privatësinë.