Tech

Lansohet supertelefoni OnePlus 5

Pas disa javëve promovimi, OnePlus zyrtarisht ka lansuar telefonin e ri të mençur, OnePlus 5.

Siç ishte paralajmëruar edhe më parë, OnePlus 5 ka ngjashmëri të mëdha me iPhone 7 Plus të Apple-it.

OnePlus 5 ka procesor Snapdragon 835, 8GB RAM dhe deri 128GB hapësirë të brendshme. Sistemi operativ i pajisjes është Android 7.1.1. Telefoni ka bateri 3300mAh dhe është në gjendje të mbushet për vetëm 30 minuta. Sa i përket kamerës, pajisja ka kamerë kryesore 16MP, me senzor të fuqishëm “full-color” dhe një tjetër senzor 20MP.

OnePlus do të dalë në shitje më 27 korrik me çmim prej 559 dollarë për modelin me 8GB RAM dhe 128GB hapësirë të brendshme. 499 dollarë kushton pajisja me 6GB RAM dhe 64GB hapësirë të brendshme.

{gallery}