Nvidia GTX 1660 Super do ta përdorë memorien GDDR6

Nvidia GTX 1660 Super do ta përdorë memorien GDDR6

14 October 2019 15:35

Sajti Videocardz ka pasur qasje në fotografi të kartelës grafike Zotac (modeli AMP dhe standard), ndërsa renderët konfirmojnë që Nvidia GTX 1660 SUPER do ta përdorë memorie GDDR6. Kjo do të duhej ta mundësonte bandwidthin e përmirësuar të memories, si dhe konkurrencë më të mirë krahasuar me linjën e AMD-së.

Derisa çmimet e memories GDDR6 po bien, do të kishte kuptim që Nvidia të vendosë për implementimin e këtij lloji të video-memories në kartelat e tyre grafike, si një mënyrë relativisht më pak e kushtueshme e përmirësimit të performancës, shkruan KOHA Ditore.

Image

Gjithashtu, ky hap është i barabartë me atë që Nvidia aktualisht është duke u përpjekur me linjën e vet të super produkteve, duke e përmirësuar cilësinë e përvojës, performancës dhe vlerës në raport me paratë e investuara.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme