Azhurnimet e rregullta vjetore të sistemit operativ Windows 10 sjellin ndryshime të ndryshme.
Light theme i ri është në fakt edicioni i bardhë i dark theme, të cilin shumica e njerëzve tashmë e përdorin. Kjo do të jetë pika fillestare për Windows 10 Home.
Windows Sandbox është një funksion i ri me të cilin mund të krijohet një mjedis i përkohshëm i izoluar virtual për ekzekutimin e aplikacioneve të dyshimta për kontrollim.
Pas azhurnimit të majit, do të mundë t’i deinstalojmë aplikacionet e para-instaluara. Këtu përfshihen Groove Music, Mail Calendar, Movies&TV, Calculator, Paint3D dhe 3Dviewer, shkruan KOHA Ditore.

Asistentja digjitale Cortana dhe kërkimi do të ndahen. Kërkimet zanore mund t’i fusim veçmas nga ato të shtypura në motorin e kërkimit.
Ndërprerësi i ri për ndriçimin apo kontrastin do të vendoset në qendrën për njoftime dhe do të jetë më lehtë i qasshëm për konfigurim të shpejtë.
Mbështetja për konzola për realitet të përzier dhe virtual tani është zgjeruar për aplikacionet desktop (Win 32) si Spotify, Visual Studio Code, ose Photoshop. Funksioni i ri është i disponueshëm për të gjitha aplikacionet në Pins, ku është fajlli Classic Apps në të cilin janë aplikacionet desktop.
Duhet gjithashtu të theksohet se të gjithë përdoruesit e Windows 10 do të mundë t’i pauzojnë azhurnimet softuerike dhe të zgjedhin kur duan ta instalojnë azhurnimin e fundit të madh.