Si është për një të huaj të jetojë në Kosovë? Kjo ka qenë tema e diskutimit në emisionin e parë të emisionit “Tabu” në KTV.
Stefan Van Dijk – gazetar, Ioanna Lachana – shefe për media dhe zëdhënëse e EULEX-it, Annamaria Farkas Mecinaj – ligjëruese e gjuhës gjermane dhe Kryster Suire – artiste vizuele, kanë rrëfyer përjetimet e tyre nga dita e parë e deri tash të jetës në Kosovë.
Nga cili qytet e konsiderojnë veten ata? Cilat kanë qenë pyetjet më befasuese? Cilat tradita i kanë habitur e si e vlerësojnë mikpritjen kosovare. Cilat janë problemet më të mëdha që i shohin në Kosovë, e sa e kanë pasur të vështirë ta mësojnë gjuhën shqipe. Këto dhe shumë çështje të tjera mund t’i shihni në emisionin e plotë.