КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Ардон Јашари критикован након пораза од Милана

Ардон Јашари

Mesfushori Ardon Jashari është kritikuar nga mediumet italiane pas humbjes 2:0 të Milanit ndaj Ferencvaroshit në Ligën e Evropës.

Reprezentuesi i Zvicrës u paraqit nga minuta e parë për “kuqezinjtë”, por nuk arriti të lërë gjurmë në këtë përballje.

Jashari u zëvendësua në minutën e 63-të me ikonën Luka Modriq.

Gazeta italiane “La Gazzetta dello Sport” ka kritikuar paraqitjen e Jasharit për mungesë në organizimin e lojës.

Edhe “Tuttosport” ka vënë në dukje vështirësitë e Jasharit, sidomos humbjen e disa topave gjatë pjesës së parë.

24-vjeçari këtë edicion në të gjitha garat ka luajtur 610 minuta. Ka kontribuar edhe me një asistim.