КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Влада одржала десету седницу, донела неколико одлука

влада

Филе

Фото: Дритон Пацхарада

Qeveria e Kosovës ka mbajtur të premten mbledhjen e dhjetë, e cila është zhvilluar në formë elektronike, ku ka miratuar një projektligj dhe dy nisma për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Në këtë mbledhje është miratuar Projektligji për Rregullatorin e Energjisë, i cili përcakton kompetencat, detyrat dhe funksionet e Zyrës së Rregullatorit për Energji, organizimin dhe financimin e saj, si dhe monitorimin e tregjeve të energjisë, dhënien e lejeve dhe certifikimin në këtë sektor.

Po ashtu, Qeveria ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Kosovës, Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, që veprojnë së bashku si administratorë të Komisionit Evropian. Marrëveshja ka të bëjë me Projektin e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

Në të njëjtën mbledhje është miratuar edhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Kredisë me Agjencinë Franceze për Zhvillim, për financimin e Projektit të Ndërtimit të Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Prishtinë.