КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

МКС отпушта главног тужиоца након оптужби за сексуално узнемиравање, био је и Лимајев адвокат

Карим Кхан

Фото: Ассоциатед Пресс

Anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale kanë votuar të premten për shkarkimin e britanikut Karim Khan nga posti i kryeprokurorit për shkak të dyshimeve për sjellje të pahijshme seksuale.

Khani u suspendua muajin e shkuar. E vendimi për ta shkarkuar u mor me 82 vota pro.

Organi mbikëqyrës i gjykatës në qershor bëri të ditur se ai kishte kryer “shkelje të rëndë të detyrës dhe sjellje të pahijshme” duke u përfshirë në një marrëdhënie seksuale të papërshtatshme me një anëtare të re të stafit të GJNP-së dhe duke i kërkuar asaj që të mos e paditë.

Khani në vazhdimësi i ka mohuar akuzat ndaj tij. Avokatët e tij e kanë cilësuar pezullimin e tij të paligjshëm e të padrejtë proceduralisht dhe të pambështetur në prova.

E Khan në të kaluarën del se ka qenë avokat mbrojtës i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, në procesin gjyqësor në Hagë dhe në gjykatat e EULEX-it më vonë në Kosovë.

такође Особа се сама јавља полицији и каже да се осећа угрожено јер је њено име поменуто због ратних злочина Арбери 1 о. пре него што Особа се сама јавља полицији и каже да се осећа угрожено јер је њено име поменуто због ратних злочина

Rasti në Hagë nga Tribunali Ndërkombëtar për krime lufte në ish-Jugosllavi ishte mbyllur më 2005. Ndërsa më vonë, Limaj u akuzua nga EULEX-i po ashtu për krime lufte. Khani e ka mbrojtur Limajn edhe në rastin ku ai akuzohej për korrupsion. Në të gjitha pati dalë i pafajshëm.

GJNP-ja është gjykata e vetme e përhershme për krime lufte në botë.