Sport

Edon Zhegrova nënshkruan me Genk

Talenti kosovar, Edon Zhegrova, është bërë me ekip të ri, transmeton KTV.

17-vjeçari, ishte pjesë e skuadrës belge, Standart Lieges, por tani do të nënshkruajë kontratë me ekipin tjetër nga Belgjika, Genk.

Lajmin për nënshkrimin me Zhegrovën e kanë bërë të ditur drejtuesit e klubit belg, duke treguar se talenti kosovar, do të jetë futbollist i tyre.

Zhegrova në mediat belge njihet me nofkën “Messi i Kosovës”. Gjatë karrierës së tij, Zhegrova ka luajtur edhe për Flamurtarin dhe Prishtinën.


Edon Zhegrova nënshkruan me Genk by kohanet