Sulmuesi shqiptar, Indrit Tuci, ka shënuar një gol e ka asistuar në një tjetër, në fitoren e Sparta Pragës ndaj Galatasarayt. Edhe Qazim Laçi la gjurmë me asistim.
Sparta Praga ka avancuar tutje pas fitores 4:1 ndaj skuadrës së madhe turke.
Ndeshjen e parë e kishte fituar Galatasaray, 3:2.
Tuci u inkuadrua në lojë në minutën e 66-të.
Shënoi golin e epërsisë 2:1 në minutën e 74-t, ndërsa asistoi për 3:1 në minutën e 80-të. Ndërkohë Laçi, i cili e kompletoi ndeshjen, asistoi në minutën e gjashtë të kohës shtesë.
Pas paraqitjes së madhe të enjten mbrëma, Sparta Praga ka kaluar në 1/8 e finales së Ligës së Evropës.
Tutje nga ndeshjet që u zhvilluan nga ora 21:00, ka kaluar edhe Sportingu që e eliminoi Young Boysin, dhe Marseille që fitoi 3:1 ndaj Shakhtar Donetskut.