Sport

Bellinghami shënon sërish, por Reali nuk fiton

Ylli i skuadrës së Real Madridit, Jude Bellingham, e ka shënuar golin e 16-të në 18-të ndeshje në të gjitha garat.

Megjithatë, goli i realizuar të shtunën në kuadër të xhiros së 16-të të La Ligas spanjolle, nuk i ka mjaftuar madrilenëve për të marrë pikët e plota.

Real Madridi barazoi në udhëtim te Real Betisi me rezultatin 1:1.

Mesfushori anglez, i cili ka edhe katër asistime në edicionin aktual, realizoi në minutën e 53-të për epërsinë e madrilenëve, kurse Aitor Ruibal në minutën e 66-të, i barazoi shifrat me supergol të realizuar.

Pas 16 ndeshjeve të luajtura, Real Madridi ka 39 pikë, kurse Real Betisi ka 26 pikë në vendin e shtatë.