Sport

Duranti hyn në mesin e dhjetë koshashënuesve më të mirë

Kevin Durant ka hyrë në mesin e 10-të koshashënuesve më të mirë të historisë së ligës NBA, por Phoenix Suns u mposht nga Denver Nuggets.

35-vjeçari hyri në lojë me nevojën e 17 pikëve për ta kaluar Moses Malone. Realizoi 30 pikë, ndërsa tani ka 27,423 pikë në total.

Megjithatë, ai nuk arriti që ta ndihmojë ekipin e vet Phoenixin ta shmangë disfatën me rezultatin 119:111.

Në duelet tjera, Orlando Magic mposhti Washington Wizardsin 130:125, dhe e barazoi rekordin me fitoren e nëntë rresht. Gjermani Franz Wagner realizoi 31 pikë, kurse Paolo Banchero shtoi 28 pikë për Orlandon.

Dallas Mavericks luajti pa Luka Donçiqin dhe humbi 108:94 në shtëpi nga Memphis Grizzlies. Desmond Bane pati 30 pikë të realizuara gjithsej. Joel Embiid, “MVP-ja” e ligës NBA, po ashtu mungoi në disfatën që Philadelphia 76ers e pësoi nga Boston Celtics, 125:119.

New York Knicksi fitoi ndaj Toronto Raptors 119:106, kurse San Antonio Spurs e pësoi disfatën e 14-të të njëpasnjëshme, pasi u mposht nga New Orleans Pelicans, 121:106.