Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Jean-Clair Todibo, ka treguar se për Lionel Messin, ka pasur një rregull në stërvitje që nuk ka guxuar ta thyej askush.
Todibo ishte transferuar si futbollist i lirë nga Toulouse në vitin 2019, kur në krye të skuadrës ishte Ernesto Valverde. Ai pati lëndime të shumta dhe qendërmbrojtësi u huazua te Schalke, benfica dhe Nice, ndërsa me skuadrën nga Katalonja luajti vetëm pesë herë në dy edicione.
Tani është pjesë e Nicet francez dhe ka zhvilluar 11 paraqitje në edicionin aktual. E ka një asistim.
“Te Barcelona nuk na lejohej ta preknim Messin në stërvitje. Duket çmenduri, por është e vërtetë. Duhej të kishim kujdes. Por, kjo është normale. Ai është më i miri dhe askush nuk dëshiron ta lëndojë”, ka thënë Todibo të shtunën, shkruan gazeta spanjolle “Marca”