Përleshje të shumta ka pasur në ndeshjen Aston Villa – Legia, ndërsa 39 persona janë arrestuar të enjten mbrëma.
Katër policë kanë mbetur të lënduar nga tifozët mysafirë, afër stadiumit “Villa Park”. Policia ka thënë në komunikatë se është përballur me “skena të pakëndshme dhe shumë të rrezikshme”, pasi në drejtim të tyre janë hedhur edhe mjete shpërthyese e fishekzjarrë.
Ndeshja u zhvillua, por tifozët mysafirë kanë qenë të bllokuar nga pjesa tjetër e stadiumit, për shkak të sigurisë.
UEFA e ka dënuar ashpër dhunën nga tifozët polakë, ndërsa në komunikatë për media ka thënë se është duke i mbledhur gjitha informatat në lidhje me atë që ka ndodhur.
Aston Villa e fitoi 2:1 ballafaqimin e Grupit E të Ligës së Konferencës. Për Legian shënoi Ernest Muçi.