Sport

Servette e Roma marrin nga një pikë

Servette e Roma kanë marrë nga një pikë pasi në ndeshjen e së enjtes mbrëma në Zvicër, barazuan 1:1.

Romelu Lukaku shënoi për Romën në minutën e 21-të, kurse Chris Bedia shënoi për vendësit në minutën e 50-të.

Ndeshja i ka takuar xhiros së pestë të Grupit G të Ligës së Evropës, ku Roma kualifikohet tutje me 10 pikë nga vendi i dytë.

12 pikë ka Slavia Praga lidere. Servette është i treti me pesë pikë, kurse Sheriff Tiraspoli i fundit një pikë.