Pas barazimit 1:1 me Interin, Real Sociedadi ka shënuar fitoren e parë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve. Në kuadër të Grupit C, Sociedadi të martën mbrëma fitoi 2:0 në udhëtim ndaj kampionit të Austrisë, Red Bull Salzburg.
Ndeshja u vendos që në pjesën e parë. Mikel Oyarzabal shënoi për 1:0 në minutën e shtatë. Asistuesi i golit të parë, Brais Mendez shënoi për 2:0 në minutën e 27-të.
Salzburgu në xhiron e parë kishte fituar 2:0 në udhëtim ndaj Benficas, por mbeti duarthatë në ndeshjen në shtëpi.
Dijon Kameri qëndroi në stol te Red Bull Salzburgu.