Skuadra e Liverpoolit nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga transferimi i mesfushorit Bruno Guimaraes, përcjell “Daily Mail” të hënën.
Mësohet se Liverpooli po insiston në brazilianin, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Juergen Klopp. Madje, thuhet se Liverpooli ka bërë gati të ofrojë 80 milionë euro për Brunon për ta bindur Newcastle Unitedin në lirimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit.
Bruno është ndër mesfushorët më të vlerësuar në Premier League, ndërsa me Newcastlen ka kontratë deri në vitin 2026. 25-vjeçari iu bashkua Newcastlet në janar të vitit të shkuar nga Lyoni, ndërsa këtë edicion ka 1 gol e 1 asistim në 6 paraqitje në kampionatin e Anglisë.