Sport

Rashica inkuadrohet në fitoren e Beshiktashit

Milot Rashica është aktivizuar në minutën e 73-të te Beshiktashi që mposhti Kayserisporin me rezultatin, 2:1.

Ndeshja Beshiktash – Kayserispor i takoi javës së gjashtë të Superligës turke. Për Beshiktashin ishte fitorja e tretë nga pesë ndeshje. Ka një barazim e një humbje.

Vincent Aboubakar shënoi golin e parë në minutën e 56-të, kurse Alex Oxlade-Chamberlain të dytin në minutën e 62-të. Carlos Mane në minutën e 47-të shënoi golin e vetëm për ekipin mysafir.