Sport

Fenerbahçe fiton ndeshjen e parë

Fenerbahçe ka fituar në ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës së Konferencës.

Skuadra turke të enjten në shtëpi mposhti Nordsjaellandin danez me rezultatin 3:1.

Miguel Crespo në minutën e 24-t dhe Michy Batshuayi gjashtë minuta më pas realizuan për epërsinë 2:0 pas pjesës së parë.

Serdar Aziz realizoi për 3:0, dy minuta pasi skuadrat u kthyen në fushë pas pushimit.

Oliver Villadsen në minutën e 55-të e shënoi golin e vetëm për mysafirët.

Në Grupin H, Ludogoretsi dhe Fenerbahçe prijnë me nga tri pikë.