Portieri nga Turqia, Altay Bayindir, ka kompletuar transferimin e tij te Manchester Unitedi. Ekipi nga Premier League, e ka prezantuar të premten portierin 25-vjeçar.
Bayindir tek Unitedi është transferuar nga Fenerbahçe, ekip që ka përfituar 5 milionë euro nga shitja e tij. Bayindir me ekipin anglez ka firmosur kontratë deri në vitin 2027, me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.
Ai te skuadra angleze do të jetë portier i dytë, pasi portieri i parë mbetet Andre Onana, i cili këtë verë iu bashkua Unitedit nga Interi.
Bayindir ka 5 paraqitje me Përfaqësuesen e Turqisë, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Ankaragucu. Bayindir ishte pjesë e Fenerbahçes prej vitit 2019.