Almir Kryeziu, Nazmi Gripsi, Bleart Tolaj janë treshja e sulmit të Ballkanit për ndeshjen e kthimit të plejofit të Ligës së Konferencës ndaj BATE Borisovit.
Trajneri i kampionit të Kosovës, Ilir Daja në mesfushë ka angazhuar Edvin Kuçin, Qëndrim Zybën dhe Meriton Korenicën, kurse katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Lumbardh Dellova, Bajram Jashanica, Armend Thaqi dhe Lorenc Trashi.

Në portë është Enea Koliqi.
Ndeshja nis në ora 20:00 dhe luhet në Hungari pa shikues. Ballkani ndeshjen e parë e fitoi 4:1. I mbetet ta konfirmoj kualifikimin për herë të dytë rresht në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.