Kosova ka fituar katër medalje në Lojërat Frankofone që po mbahen në Kinshasa të Republikës Demokratike të Kongos.
Të premten medalje të artë fitoi xhudisti Shpati Zeka. Në kategorinë deri 100 kilogramë, Zeka e mposhti rumunin Eduard Serban, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës.
Të premten medalje të argjendta fituan atletët Muhamet Ramadain dhe Gresa Bakraqi. Të enjten medalje të bronztë fitoi xhudisti Dardan Cena.