Mbrojtësi i krahut, Armend Thaqi ka shtrënguar dhëmbët për të luajtur për Ballkanin ndaj Larnes.
Ai ishte i sëmurë gjatë tërë javës, njëjtë si disa lojtarë tjerë të Ballkanit.
Për shkak të sëmurjes, Edvin Kuç u largua pak pa nisur ndeshja nga formacioni. Kështu Thaqi ishte kapiten.
“Kam ushtruar i vetëm thuajse gjatë gjithë javës. Kam qenë me ilaçe, infuzione. Por duhet t’i shtrëngojmë dhëmbët pasi janë ndeshje që nuk përsëritën. Është rezultat që na jep pak komoditet për ndeshjen e kthimit, por assesi nuk guxojmë të ndalemi. Shpresoj që ne që ishim me grip të rikuperohemi dhe të jemi të gatshëm për ndeshjen e kthimit. Kundërshtari është ekip i rrezikshëm nga ndërprerjet. Por e kemi rezultatin në dorë. Shkojmë që të kualifikohemi me rezultat më bindës. Shumë lojtarë kemi qenë të sëmurë. Është fitore me shumë vlera, shumë e rëndësishme”, ka thënë Armend Thaqi.