Sport

Georgiev i bashkohet Dritës

Drita ka angazhuar një mbrojtës nga Bullgaria. Bëhet fjalë për 21-vjeçarin Dilyan Georgiev, që deri më tani ishte te skuadra bullgare Sportis Sovge.

Edicionin e kaluar i luajti 34 ndeshje në kategorinë e dytë bullgare.

“Dilyan i është bashkuar sot ekipit në Bansko për të vazhduar me fazën përgatitore”, ka njoftuar klubi gjilanas i futbollit.

Drita po përgatitet për paraqitje në Ligën e Konferencës. Tashmë ka bërë disa transferime.