Sport

Miami ia merr edhe lojën e dytë Celticsit në “TD Garden”

Miami Heat ka shënuar një tjetër surprizë, duke ia marrë edhe lojën e dytë Boston Celticsit në “TD Garden” në finalen e Konferencës së Lindjes.

Në orët e para të së shtunës, Miami shënoi fitore 111:105, falë edhe një përmbysje në çerekun e katërt.

Celticsi ishte në epërsi solide kur kishin mbetur edhe 6 minuta deri në fund. Por një paraqitje brilante e Miamit, përmbysi gjithçka.

Tash, Miami do t’i luajë dy ndeshjet e radhës në shtëpinë e vet në “Kaseya Center” dhe ka epërsinë solide 2:0. Skuadra që shënon katër fitore fiton Konferencën dhe kualifikohet për në finalen e madhe.

Jimmy Butler me 27 pikë, Caleb Martin me 25, Bam Adebayo me 22 pikë e 17 kërcime shkëlqyen në fitoren e Heatit.

Te Bostoni, nuk mjaftuan 34 pikët e 13 kërcimet e Jayson Tatum.