Sport

Besa Famgas i bashkohet Trepçës në finale

Besa Famgas është kualifikuar në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.

Të dielën hendbollistët e Besës fituan bindshëm në Vushtrri, 32:24. Besa e kishte fituar bindshëm edhe ndeshjen e parë ndaj Vushtrrisë, të luajtur në Pejë.

Të dielën, Denis Shabanoviq ishte më efikasi te Besa me tetë gola. Nga pesë i kishin Nikola Prce e Arbios Mushkolaj.

Te Vushtrria, tetë gola i shënoi Nemanja Drakuloviq, ndërsa pesë i kishte Felippe Teixeira. Besa në finale të plejofit luan me Trepçën.

Besa Famgas ka kohë që dominon në Superligë. Finalen e Kupës, para një jave, e humbi nga Trepça. Te hendbollistet, Istogu është kualifikuar të shtunën në finale. Ndërkohë Ferizaj e Vushtrria e luajnë ndeshjen e tretë.