3 perditesime
16:51

Ballkani sërish në epërsi ndaj Dritës

Ballkani ka kaluar sërish në epërsi prej një goli kundër Dritës në ndeshjen që po luhet në terrenin me bar sintetik në Gjilan.

Lumbardh Dellova në minutën e 85-të e shfrytëzoi më së miri harkimin e bukur të Armend Thaqit dhe shënoi me kokë për 2:1.

15:50

Rezultati 1:1 pas pjesës së parë në Gjilan

Drita e Ballkani po barazojnë 1:1 pas pjesës së parë të ndeshjes në Gjilan.

Ndeshja i takon xhiros së 33-të të elitës së futbollit kosovar. Kjo ndeshje vlerësohet vendimtare në garën për titull të kampionit. Meriton Korenica kaloi Ballkanin në epërsi 1:0 në minutën e 11-të.

Për 1:1 shënoi Muharrem Jashari në minutën e 43-të. Të dy golat u realizuan pas aksioneve të bukura.

15:45

Barazon Drita

Drita ka barazuar rezultatin në ndeshjen ndaj Ballkanit.

Për 1:1 shënoi Muharrem Jashari në minutën e 42-të. Asistues ishte Ilir Blakçori.

15:13

Ballkani në epërsi të hershme ndaj Dritës

Ballkani ka kaluar në epërsi që në minutën e 11-të në duelin në udhëtim te Drita.

Kampioni në fuqi shënoi në minutën e 11-të me Meriton Korenciën pas një aksioni shumë mirë të ndërtuar.

Korenica në fund mposhti portierin Florjan Smakiqi.

Kjo ndeshje i takon xhiros së 33-të.