Qendra e Philadelphia 76ers është shpallur MVP i stinorit të rregullt të NBA-së.
Embiid në garën për MVP la prapa fituesin e dyfishtë, Nikola Jokiqin e Denver Nuggetsit, raporton agjencia AP.
Basketbollisti 29-vjeçar nga Kameruni, Embiid, ka shënuar mesatarisht 33.1 pikë për ndeshje këtë stinor, duke qenë koshashënuesi më i mirë për herë të dytë rresht. Ndërsa pati edhe 10.2 kërcime për ndeshje e 4.2 asistime. Philadelphia gjendet në gjysmëfinale të Konferencës Lindore të NBA-së.
Embiid mori 73 vota për pozitë të parë, Jokiq 15 vota, e Giannis Antetokounmpo i Milwaukee Bucksit 12.
“Është dashur shumë punë e kam kaluar shumë gjëra. Nuk po flas vetëm për basketboll. Po flas për jetën time. Storien time. Prej nga jam, si kam arritur këtë dhe çfarë më është dashur të jem këtu”, tha Embiid.