Sport

Zeka shënon për epërsinë e Drenicës

Agim Zeka e ka shënuar golin e epërsisë për skuadrën e Drenicës në duelin kundër Malishevës.

Ky ballafaqim i takon xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Zeka në minutën e katërt kaloi tre futbollistë të skuadrës kundërshtare në zonë dhe shënoi me gjuajtje zhagas për 1:0.