Marco Reus është i lumtur që ka vazhduar kontratën me skuadër ne Borussia Dortmundit. Reus e ka vazhduar deri në vitin 2024 kontratën me klubin elitar të Gjermanisë. “Unë kam thënë që nga fëmijëria ime se ky klub është diçka shumë i veçantë për mua.
Deri më tani kam qenë shumë krenar që kam qenë pjesë e klubit. Prandaj, jam shumë i lumtur që arrita ta vazhdoj edhe për një vit.
Ka qenë gjithmonë dëshira ime që ta përfundoj karrierën time këtu. Kjo dëshirë nuk ka ndryshuar kurrë, prandaj tani jam shumë krenar dhe i lumtur”, ka thënë Reus për faqen e klubit të Bundesligës. 33-vjeçari iu bashkua Dortmundit në vitin 2012 nga Borussia Moenchengladbachu. Sulmuesi gjerman në 263 ndeshje ka shënuar 114 gola për Dortmundin.