Sport

Ferizaj në procedurë disiplinore

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka hapur procedurë disiplinore ndaj Ferizajt.

Në arsyetimin e KG-së thuhet se shikuesit e Ferizajt me të filluar pjesa e dytë e ndeshjes Ferizaj – Malisheva, kanë hedhur shishe në drejtim të gjyqtarit kryesor, Alban Shala. Në procedurë disiplinore është edhe portieri i Ferizajt, Marko Jovanovski.

Në disiplinore ka përfunduar edhe klubi Vojsa nga Shtimja, pasi ka paraqitur në protokollin zyrtar të ndeshjes ndaj Fushë Kosovës, Ideal Ademajn. Ademaj, që po ashtu ka përfunduar në disiplinore, nuk ka pasur drejtë loje Për këtë lëshim, Vjosa e ka humbur ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0 nga Fushë Kosova. Ky nuk është rasti i parë që një klub humb në tavolinë ndeshjen për shkak të angazhimit të ndonjë lojtari pa drejtë loje.