Boston Celtics ka vazhduar me hapa të sigurt, duke fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Atlanta Hawks në plejof të NBA-së.
Në orët e para të së mërkurës, Celtics triumfoi 119:106.
Jayson Tatum me 29 pikë e 10 kërcime e Derrick White me 26 pikë ishin më të dalluarit në fitoren e Celtics, që tash udhëheq serinë 2:0. Dejounte Murray me 29 pikë e Trae Young me 24 sosh ishin realizatorët më të mirë te Hawks.
Celtics e përfundoi sezonin në vendin e dytë në Lindje, ndërsa Hawks ishin të shtatit.
Cleveland Cavaliers e ka barazuar serinë në 1:1 ndaj New York Knicks.
Cavaliers triumfuan 107:90, me Darius Garland që shpërtheu me 32 pikë.
Cavaliers ishin në vendin e katërt, ndërsa Knicks në vendin e pestë gjatë sezonit të rregullt.
Phoenix Suns nuk lejoi befasi në ndeshjen e dytë dhe barazoi serinë ndaj Los Angeles Clippers 1:1.
Suns triumfoi 123:109. Devin Booker me 38 pikë ishin më meritori në fitoren e Phoenixit. Te Clippers, ndeshje të dalluar bëri Kawhi Leonard me 31 pikë e Rusell Westbrook me 28 pikë.
Suns e përfunduan sezonin e rregullt në vendin e katërt, ndërsa Clippers në të pestin.
Skuadrat që arrijnë katër fitore kualifikohen tutje.