Sport

36 minuta shtesë në një ndeshje të Kupës së Afrikës

Gjatë ndeshjes kualifikuese ndërmjet Tanzanisë dhe Ugandës ka ndodhur diçka e pazakontë.

Ky ballafaqim ishte i rëndësishëm për kualifikim në Kupën e Afrikës.

Pasi u mbyll koha e rregullt e pjesës së parë, gjyqtari dha 36 minuta shtesë, që do të thotë se pjesa e parë zgjati për afro 80 minuta.

Arsyeja ishte ndriçimi në stadiumin “Benjamin Mkapa National Stadium”.

Pavarësisht se pjesa e parë zgjati për afro një orë e gjysmë, kjo pjesëlojë u mbyll pa gola.

Goli i fitores erdhi pas pesë minutave shtesë në fund të ndeshjes.

Rogers Mato Kassim e shënoi golin e vetëm për Ugandën, që fitoi 1:0.