Sport

Chelsea interesohet për Valverden

 

Skuadra e Chelseat ka shprehur interesim për mesfushorin e Real Madridit, uruguaianin Federico Valverde, ka njoftuar “The Sun”të hënën. Mësohet se 24-vjeçari po shihet si përforcim i madh te Chelsea për sezonin tjetër dhe ekipi anglez po bën gati ofertën për ta bindur Realin në lirimin e tij.

Chelsea është gati të ofrojë mbi 70 milionë euro për transferimin e Valverdes në fund të këtij sezoni. Mesfushori ka treguar paraqitje të mira këtë edicion, ndërsa me skuadrën spanjolle ka kontratë deri në verën e vitit 2027. Valverde, i cili ka debutuar në vitin 2018 me ekipin e parë të Realit, këtë sezon ka 12 gola e 4 asistime në 42 ndeshje të luajtura deri më tani.