Wolfsburgu ka bërë hap të madh drejt arritjes së një vendi që dërgon në garat evropiane edicionin tjetër, ndërsa Stuttgarti fundoset në vendin e fundit në tabelën e Bundesligës.
Wolfsburgu të shtunën në kuadër të xhiros së 25-të të Bundesligës, fitoi me rezultatin 1:0.
Omar Marmoush në minutën e 56-të ishte realizator i golit të fitores për mysafirët.
Wolfsburgu ka 48 pikë, kurse Stuttgarti mbetet me 20 pikë në fund të tabelës.
I duhet shumë punë për të mbijetuar edhe për një edicion tjetër në Bundesligë.