Prishtina është duke fituar në udhëtim te Drenica në kuadër të xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës në futboll.
“Bardhekaltrit” pas 45 minutave janë duke avancuar me rezultatin 1:0, në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi qendërmbrojtësi Bujar Pllana, në minutën e 33-të të ndeshjes.
Në minutën e 22-të, Prishtinës iu anulua një gol i Leotrim Kryeziut për pozitë jashtë loje, pas shikimit të situatës në VAR.