Armend Dallku, trajneri i Dukagjinit, ka thënë pas ndeshjes se është i lumtur me fitoren ndaj Drenicës.
Ai ka nënvizuar se skuadra e tij, edhe kur është mposhtur, ka pasur paraqitje të mira në fushën e lojës.
“Edhe kur kemi humbur, kemi humbur pa lojë, sepse kemi pasur rastet por jemi mposhtur. Për fitoren e sotme i uroj të gjithë tifozët e pranishëm, pavarësisht motit me shi. Kjo fitore u kushtohet atyre. Ne edhe kundër Llapit dhe Gjilanit kur kemi humbur, nuk kemi bërë lojë të këqija. Kundërshtari ka pasur një apo dy raste, ndërsa ne kemi shpërdoruar shumë raste për shënim. Kemi pasur ngërç në finalizimin e aksioneve. Kemi pasur edhe probleme me fushë ndonjëherë për shkak të kushteve atmosferike. Por, falë klubit që ka bërë maksimumin, sot fusha nuk ishte në gjendje shumë të keqe. E deshëm fitoren sepse e kemi kuptuar që ishte ndeshje e rëndësishme për ne”, ka deklaruar Dallku.