Admir Mehmedi gjithmonë ka nënvizuar se karrierën dëshiron ta mbyllë te një skuadër zvicerane.
Ai mund të përfundojë te skuadra e Winterthurit apo Zuerichut.
“Gjithçka është e hapur. Në fund të sezonit do të shohim se cila është zgjidhja më e mirë për familjen. Kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me trajnerët e Zuerichut qëkur u largova dhe marrëdhënia jonë është shumë e mirë”, ka thënë Mehmedi 31-vjeçar, që momentalisht luan tek Antalyaspori në Turqi.
Mehmedi më parë karrierë ka bërë edhe te Dinamo Kievi, Freiburgu, Leverkuseni dhe Wolfsburgu.
Pjesë e Superligës turke është tash e 14 muaj.
Mehmedi u pensionua nga Përfaqësuesja e Zvicrës pas përfundimit të Evropianit 2020.