Sport

Gvardiol do t'i bashkohet Realit

Mbrojtësi i Kroacisë, Joshko Gvardiol sipas të gjitha gjasave do t’i bashkohet skuadrës së Real Madridit këtë verë. “Fichajes” ka njoftuar të hënën se Reali po bën negociata për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësi të Leipzigut, i cili po kërkohet edhe nga skuadrat e tjera të mëdha.

Madje, për ta mposhtur konkurrencën e fortë për 21-vjeçarin, Reali ka shprehur gatishmërinë për ta paguar klauzolën e lirimit të tij.

Gvardiol ka kluazolë lirimi në vlerë prej 100 milionë eurosh dhe ekipi gjerman po insiston që ajo të paguhet për ta lënë të lirë kroatin. Gvardiol në vitin 2021 iu bashkua Leipzigut, kurse këtë sezon ka kontribuar me 2 gola në 28 ndeshje të luajtura. Ai ka kontratë me ekipin nga Bundesliga deri në vitin 2027.