Sport

Rashford në superformë, Unitedi pa telashe ndaj Leicester Cityt

Marcus Rashford ka vazhduar me superformë në Premier League. Ai të dielën shënoi dy gola për ta udhëhequr Manchester Unitedin drejt fitores bindëse ndaj Leicester Cityt. Man Utd fitoi 3:0 në kuadër të xhiros së 24-t të Premier Leagues.

Rashford shënoi për 1:0 në minutën e 25-të dhe për 2:0 në minutën e 56-të. Jadon Sancho shënoi golin e tretë, në minutën e 61-të.

Rashford 25-vjeçar, tani ka 14 gola në 24 paraqitje në kampionatin anglez. Unitedi është i treti me 49 pikë nga 24 ndeshje. Leicesteri është i 14-ti me 24 pikë nga 23 ndeshje.