Mbrojtësi i krahut të djathtë, Denzel Dumfries, pritet të jetë përforcimi i parë i Manchester Unitedit për sezonin e ardhshëm.
“The Sun” ka shkruar të hënën se ekipi anglez tashmë ka nisur kontaktet për të parë mundësinë e transferimit të holandezit në verë. Bëhet e ditur se Unitedi është në bisedimet me agjentin e 26-vjeçarit, i cili është gati të largohet nga Interi në verë pas dy sezoneve të kaluara në Itali.
Unitedi është gati që për transferimin e tij të ofrojë deri në 40 milionë euro duke pasur parasysh se Dumfries ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2025.
Këtë sezon, ai ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asistime në 25 paraqitje në të gjitha garat.