Wolfsburgu viziton vendin e fundit në tabelë, Schalken, dhe kërkon tjetër fitore për t’u ngjitur në vendin që dërgon në Ligën e Kampionëve. Wolfsburgu e ka nisur vitin 2023 me fitore 6:0 dhe 5:0 në dy ndeshjet e para të Bundesligës, por kjo formë pati rënie, pasi skuadra pësoi tri disfata rresht.
Ndeshja ndaj Schalkes shihet mundësi e përkryer për ekipin që drejtohet nga Niko Kovaq, që skuadra të kthehet në rrugën e duhur.
E goditur nga problemet financiare dhe pa fitore që nga muaji nëntor, shansi i Schalkes për t’i shpëtuar rënies nga liga duket i vogël, pavarësisht se kanë transferuar gjashtë futbollistë në formë huazimi në muajin janar.