Boksierë nga Shqipëria, Zvicra, Sllovenia dhe Maqedonia e veriut do të jenë pjesëmarrës në turneun në boks “Pavarësia”.
Turneu për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës do të mbahet të dielën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Meçet fillojnë nga ora 12:00. Kështu ka njoftuar Federata e Boksit e Kosovës të enjten.