Sport

Greenwoodit i hiqen akuzat

Futbollistit të Manchester Unitedit, Mason Greenwoodit, i janë hequr të gjitha akuzat për tentim mbi përdhunim, kontrollim, sjellje të ashpër e sulm.

Të gjitha këto akuza kishin të bënin me gruan e njëjtë. Sulmuesi i “djajve të kuq”, i cili ishte i suspenduar nga klubi i Premier Leagues qëkur nisën akuzat ndaj tij, ishte arrestuar fillimisht në janar të vitit 2022, ndërsa më pas ishte liruar me kusht.

Ai ishte arrestuar sërish për shkak të thyerjes së rregullave të lirimit me kusht dhe ishte ngarkuar me akuza nga prokurorët.

Greenwood vazhdon të mbetet në listën e skuadrës së Manchester Unitedit. 21-vjeçari pritet që ta rinisë karrierën e tij.