Sport

Silva në bisedime për kontratë të re me Chelsean

Mbrojtësi brazilian, Thiago Silva, është në bisedime për vazhdimin e kontratës me Chelsean.

Ai ka thënë se në ditët në vijim do të dalë edhe njoftimi për vazhdimin e kontratës. Ai ka thënë se i duhet ende Chelseat.

38-vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit aktual me klubin nga Londra.

“Jemi në bisedime për marrëveshje të re. Synimi im, por edhe i klubit, është të qëndrojmë bashkë. E di që klubi ka nevojë për mua tani”, ka thënë shkurt Silva për “ESPN”.

Silva ka luajtur rregullisht në qendër të mbrojtjes te Chelsea sezonin aktual. Ai ka theksuar po ashtu se dëshiron të luaj në nivel të lartë deri në moshën 40-vjeçare.

Silva ishte pjesë e Brazilit në Botërorin e Katarit. Sezonin aktual në Premier League të Anglisë ka dy asistime në 18 paraqitje.