Sport

Bardhi shënon në disfatën e Trabzonsporit

Enis Bardhi ka realizuar golin e katërt në elitën e futbollit të Turqisë, por skuadra kampione në fuqi e Turqisë, Trabzonspori, ka pësuar tjetër disfatë.

Trabzonspori të shtunën gjatë ditës u mposht në udhëtim te Hatayaspori me rezultatin 2:1, ani pse ishte në epërsi të një goli fillimisht.

Ndeshja i takoi xhiros së 21-të të Superligës së Turqisë.

Bardhi në minutën e nëntë shfrytëzoi më së miri asistimin e grekut Anastasios Bakasetas, dhe shënoi me kokë.

Bardhi luajti deri në minutën e 56-të.

Trabzonspori në 20 ndeshje të zhvilluara ka 35 pikë.