Sport

Droni ndërpret ndeshjen e Premier Leagues

Një dron që po fluturonte mbi stadium ka detyruar ndërprerjen e përkohshme të ndeshjes së Premier Leagues mes Southamptonit dhe Aston Villas, që po zhvillohet në stadiumin “St. Mary’s”.

Kur ndeshja po i afrohej fundit të pjesës së parë, një dron shihej teksa fluturonte mbi stadium dhe nuk përmbante ndonjë mesazh.

Gjyqtari kryesor i ftoi të dy skuadrat të futeshin në dhomat e zhveshjes.

Ndeshja vazhdoi pas disa minutave, mes konsultimit me ekspertët e sigurisë.